Flash News

E-TJERA

GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, Gjokutaj: Do kërkojmë pafajësinë nëse gjykata vendos kalimin e çështjes në gjyq

GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, Gjokutaj: Do

Shtyhet seanca paraprake për kreun e PD, Sali Berisha në lidhje me kalimin ose jo për gjykim të dosjes Partizani. Seanca do të mbahet më datë 20 Janar, ora 12:00, ndaj për këtë ka folur për mediat edhe avokati i Berishës, Genci Gjokutaj. 

Ai hodhi poshtë mundësinë e gjykimit të shkurtuar për çështjen dhe tha se nëse SPAK vendos ta çojë çështjen në gjyq, mbrojtja e Berishës do të kërkojë pafajësinë. 

"Nuk diskutohet çështja e gjykimit të shkurtuar, sepse ne sigurisht shikojmë pushimin. Në rast eventual, nëse gjykata do të vendosë kalimin e çështjes në gjyq ne do të kërkojmë pafajësinë.

Ndonëse nuk është detyra jonë të shpjegojmë pafajësinë tonë, por është detyra e SPAK të provojë fajësinë.

Është ai organi procedues i ngarkuar me ligj për të ngritur akuzë. Të gjitha, që nga kallëzimi, që është i rremë. Biografia e pronës që kanë pretenduar se toka është shpronësuar, është gënjeshtër e madhe.

Të gjitha shkeljet që kanë bërë. Të gjitha tentativat që kanë bërë, duke zbuluar edhe profilin politik të kësaj çështje që s’ka lidhje me ligjin. Kontestimet tona ishin voluminoze, prandaj zgjati dhe kaq shumë për të shpjeguar pse çështja nuk duhet të kalojë për gjykim", tha Gjokutaj', u shpreh avokati Gjokutaj.



Të fundit