Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pas daljes nga SPAK: Do vijoj të sulmoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin

Berisha pas daljes nga SPAK: Do vijoj të sulmoj të gjithë ata

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme e kanë pritur simpatizantë dhe deputetët e PD-së.

Pas daljes nga ambientet e SPAK pasi ka firmosur paraqitjen e tij, ai është shprehur se Sali Berisha do vijoj të sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin.

Berisha: Sic e dini organizata kriminale skrapi i partisë, kërkoi nga gjykatësi kukull, që Sali Berishës ti rikthehet arresti në shtëpi.

Për shkak se jo që prish provat, jo se ka ndonjë fakt, por për katin se ka sulmuar gjykatës dhe prokuror.

Këta kriminel flenë mbi dosjet e krimit dhe vendosin të bëhen xhelat të fjalës së lirë.

Sali Berisha do vijoj të sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin.

Do dëshmoj sesi Altin Dumani fle mbi dosje krimi.

 

Të fundit