Flash News

E-TJERA

GJKKO shtyu seancën për Berishën, Gjokutaj: Kemi fakte që provojnë njëanshmërinë e gjyqtares

GJKKO shtyu seancën për Berishën, Gjokutaj: Kemi fakte që

Pas shtyrjes së seancës për krydemokratin Sali Berisha, avokati i tij Genc Gjokutaj ka folur për mediat.

Gjokutaj tha se kanë siguruar provat që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si edhe që provojnë njëanshmërinë e saj në proces.

“Siç e njoftuam dje kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ka një afat kohor prej 3 ditësh. Sot kemi marrë pjesën më të madhe të provave dhe Gjykata e shtyu me datë 30 ora 12:00 dhe të shohim vendimin. Brenda afatit ligjor, ne kemi marrë provat që mendojmë që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares. Janë ato prova që provojnë njëanshmërinë e gjyqtares. Do respektoj ligjin. Po zbatojmë kodin ligjor”, tha Gjokutaj.

Të fundit