Flash News

E-TJERA

Gjobitet me 50 mln lekë kandidati i pavarur i Lezhës, Shehu: Presion politik, partitë e tjera po grumbullojnë qindra njerëz

Gjobitet me 50 mln lekë kandidati i pavarur i Lezhës, Shehu: Presion
Iliaz Shehu

Kandidati i pavarur për deputet në Lezhë, Iliaz Shehu është gjobitur me 50 milionë lekë për grumbullime të paligjshme.

Ndëshkimi erdhi pas pjesmarrjes në protestë së aktivistëve të Vetëvendosjes kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë. Kujtojmë që Shehu vjen nga radhët e LVV në Shqipëri.

Ai ka reaguar për gjobën që i është vendosur, përmes një deklarate për mediat. Shehu e ka cilësuar presion që po i bëhet kundër fushatës elektorale.

Ai shton se ka hasur pengesa gjatë fushatës elektorale, duke theksuar se partitë e tjera po bëjnë grumbullime qytetarësh dhe nuk po gjobiten. Për ndëshkimin e policisë, Shehu tha se do ta ankimojë vendimin dhe se ka vendosur në dijeni disa përfaqësues ndërkombëtarë në vendin tonë.

“Kemi marrë presion të ushtruar nga policia. Kemi pasur pengesa që lidhen me fushatën tonë. Sikur të mos mjaftonte kjo ne kemi marrë gjobën 50 milionë lekë të vjetra, pra rreth 40 mijë euro. E gjithë kjo për grumbullim të paligjshëm, të rreth 30 vetave, në një kohë që partitë e tjera po grumbullojnë qindra njerëzve.

Kjo nuk ka të bëjë me masat anti-covid, por kundër meje dhe fushatës tonë. Ne do ta ankimojmë. Për këtë kemi vënë në dijeni ambasadorin e Britanisë dhe përfaqësues të OSBE. Këto nuk na ndalin dhe as na demotivojnë”, u shpreh Shehu.

Të fundit