Flash News

E-TJERA

Gjokutaj zbardh kërkesën e SPAK për Berishën: Është e paparashikueshme në ligj

Gjokutaj zbardh kërkesën e SPAK për Berishën:

Avokati Genc Gjokutaj ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës për kryedemokratin Sali Berisha.

Gjokutaj tha se në seancën për zëvendësimin e masës së sigurisë, kishin kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Irena Gjoka, pasi paraqitën prova se është shkarkuar në kohën kur Berisha ka qenë kryetar i KLD-së.

Gjokutaj shtoi se për Berishën është kërkuar “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore, e cila nuk parashikohet në ligj.

“Seanca kishte të bënte me zëvendësimin e masës, i kërkuam gjyqtares që të japë dorëheqjen për shkak të një anshmërie. Zoti Berisha ka qenë kryetari i KLD ku gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar. Vijoji seanca, deri në momentin kur shteruan, bëmë një set pyetjesh. Gjykata vendosi shtyrjen për nesër në orën 1. Ajo që unë dua të denoncoj, ndryshimi i masës është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj, çka tregon qëllimin e SPAK jo për të bërë një proces të ligjshëm, pro për tu hakmarrë, Është e paparashikueshme në ligj kërkesa që kanë bërë për SPAK. Kur kemi munguar ndonjëherë në seancë ne. Nëse keni ndjekur seancën e kuvendit kemi drejtuar disa pyetje ku prokurori i SPAK tha që unë nuk jap përgjigje por kjo është pjesë e debatit. U dhanë disa përgjigje por nuk kishin lidhje me pyetjet tona. Ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore”, tha Gjokutaj.

Të fundit