Flash News

E-TJERA

Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për tre kontrollorët e Rinasit

Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për tre
Foto ilustruese

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për tre kontrollorët e trafikut ajror në Rinas.

Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” nga “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën, ndërsa Muhin Mezini është liruar nga arresti në burg duke e lënë në “arrest shtëpie”. Nga burgu është liruar edhe kontrollori tjetër, Armando Fezga, ndaj të cilit është vendosur ndaj tij masa “arrest shtëpie”.

Punonjësit e Albcontrol pezulluan punën më 7 prill dhe kërkuan përmirësimin e pagës dhe kushtet e punës. Pezullimi i punës nga ana e tyre solli bllokimin e fluturimeve në Rinas.

Kjo ngjarje solli reagime pati reagime të ashpëra nga qeveria. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama e kanë cilësuar si një grusht shteti, i nxitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Të fundit