Flash News

E-TJERA

Gjykata e Durrësit ‘rrëzon’ shkarkimin e Arbër Brahos: Vendimi i Emiriana Sakos është i paligjshëm

Gjykata e Durrësit ‘rrëzon’ shkarkimin e Arbër

Gjykata Administrative e Rrethit gjyqësor Durrës, ka hedhur poshtë vendimin e kryebashkiakes Emiriana Sako për të liruar nga detyra nënkryetarin e bashkisë, Arbër Braho.

Neës 24 bën me dije se gjykata ka vlerësuar se vendimi i Sakos është i paligjshëm dhe me shkelje të procedurave administrative. Gjykata ka vendosur rrëzimin e vendimit të Sakos dy ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Braho, i cili pohon se gjykata e ka konsideruar lirimin si shkelje të kontratës. Njëherazi, gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim të paligjshëm.

Arbër Braho u shkarkua më 9 Nëntor 2021, me vendim të kryebashkiakes Emiriana Sako. Vendimi për lirimin e tij nga detyra erdhi pas komenteve negative që Braho kishte bërë ndaj saj dhe sulmeve për ish-kryetarin Vangjush Dako.

Asokohe Braho e cilësoi Sakon kukull të Vangjush Dakos, teksa deklaroi se ky i fundit edhe pas largimit nga bashkia, vijonte ta kontrollonte administratën duke e akuzuar edhe për vjedhje.

Të fundit