Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lartë zgjedh sot zëvendësuesin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, tre emrat në garë

Gjykata e Lartë zgjedh sot zëvendësuesin e Holta Zaçajt

Pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dorëzoi listën e renditjes së kandidatëve, Gjykata e Lartë do të mblidhet sot paradite, për të zgjedhur anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Zëvendësuesi i Holta Zaçajt si anëtare e kësaj gjykate, do të zgjidhet mes anëtarit aktual të Gjykatës së Lartë Asim Vokshi, ish kryetares së KLGJ Naureda Llagamit dhe ish-komisionerit publik në procesin e vettingut, Florian Ballhysa.

Anëtari i zgjedhur do të zëvendësojë vetëm mandatin e Zaçajt si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës do të nisin menjëherë më pas.

 

 

Të fundit