Flash News

E-TJERA

Gjykata e Shkodrës mbyll për 40 ditë në burg bosin e krimit rus

Gjykata e Shkodrës mbyll për 40 ditë në burg bosin e krimit

Gjykata e Shkodrës la 40 ditë në burg 59-vjeçarin rus Igor Kokunov, i cili u kap disa  ditë më parë në pikën kufitare të Muriqanit.

Autoritetet ruse e shpallën në kërkim me dyshimin se i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda në Rusi.

Gjatë qëndrimit në burg, Igor Kokunov ka shfaqur probleme me shëndetin duke bërë që avokatët e tij, të depozitojnë një kërkesë për transferimin e tij drejt spitalit të burgut në Tiranë.

Igor Kokunov, i njohur gjithashtu si "Vasya Bandit", u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga arresti shtëpiak në pritje të gjykimit.

Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

Të fundit