Flash News

E-TJERA

Gjykata i dha "arrest me burg", reagon avokatja e Fatmir Hoxhajt: Kishte një alibi, por s’rendiste dot provat nga emocionet

Gjykata i dha "arrest me burg", reagon avokatja e Fatmir Hoxhajt:
Foto Ilustruese/ Rovena Marku

Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Fatmir Hoxhaj. 52 vjeçari është i akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier.

Avokatja mbrojtëse e Hoxhajt, Rovena Marku, ka zbardhur detaje nga vijueshmëria e seancës. Marku shprehet se Fatmiri e ka një alibi, pasi ditën e vrasjes ishte zgjuar në orën 8 ndërkohë që ngjarja ndodhi në orën 6.

Sipas Markut, në seancën e sotme, Hoxhajn e kanë “tradhtuar” emocionet dhe nuk ka mundur të rendiste dot provat.

Avokatja mbrojtëse e Hoxhës është shprehur se Prokuroria nuk ka prova të arsyeshme për akuzat e saj. Marku shtoi se klienti i saj është vetëdorëzuar, duke u rikthyer në Shqipëri me dëshirë kur mori vesh se kërkohej nga drejtësia.

 “Ne kërkuam një masë tjetër më e butë pasi nuk kishte prova dhe dyshim të arsyeshëm. Kërkuam detyrim paraqitje apo arrest në shtëpi.

Nga prokuroria ishin paraqitur kamerat e sigurisë së lagjes, në pika të ndryshme, kishte disa mbetje nitrati nga ekzaminimi në rrobat e pandehurit. Por vetëm me disa grimca nitrati nuk përbënin.

Ka deklaruar se është i pafajshëm.

Ka pasur një alibi, por edhe prej ngarkesës emocionale nuk rendiste dot provat. Përgjatë çështjes rezultonte se kishte shkuar me bashkëshorten në Itali, kishte marrë dijeni për kontroll në banesë dhe u rikthye me dëshirë në Shqipëri.

Të paktën kështu u shpreh, që është vetëdorëzuar”, tha avokatja.

Të fundit