Flash News

E-TJERA

Gjykata i la në burg/ Dy kontrollorët e trafikut ajror apelojnë vendimin, kërkojnë lirinë

Gjykata i la në burg/ Dy kontrollorët e trafikut ajror apelojnë
Foto ilustruese

Dy kontrollorët e trafikut ajror, të cilët u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës kërkojnë lirimin nga burgu. Armando Fezga dhe Muhin Mezini kanë apeluar vendimin.

Disa ditë më parë gjykata vendosi arrest me burg për Armando Fezgën e Muhin Mezinin dhe arrest shtëpie për Flora Ndrecën.

Avokati i  tyre, Rezart Kthupi u shpreh për mediat se ishte i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, duke theksuar se akuza për "shpërdorim detyre", nuk mund të rënojë mbi ta, me argumentin se nuk janë funksionarë publik.

Punonjësit e Albcontrol pezulluan punën më 7 prill dhe kërkuan përmirësimin e pagës dhe kushtet e punës. Pezullimi i punës nga ana e tyre solli bllokimin e fluturimeve në Rinas.

Kjo ngjarje solli reagime pati reagime të ashpëra nga qeveria. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama e kanë cilësuar si një grusht shteti, i nxitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Të fundit