Flash News

E-TJERA

Gjykata i rrëzon kërkesën, Lefter Alla qëndron në burg

Gjykata i rrëzon kërkesën, Lefter Alla qëndron në burg

Gjykata e Lartë vendosi sot mospranim e rekursit për ndryshim të masës së sigurisë së ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës.

Pak ditë më parë, SPAK çoi për gjykim dosjen e tij dhe të 12 zyrtarëve të tjerë.

Arrestimi i tyre u bë në mars të këtij viti pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.

Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe në Lagjen e vjetër të qyteti të Bulqizë me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor.

Ish- kryebashkiaku Alla dhe ish-nënkryetarja Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.

Të fundit