Flash News

E-TJERA

Gjykata italiane dënon me 15 vite burg Moisi Habilajn, kushëririn e Saimir Tahirit

Gjykata italiane dënon me 15 vite burg Moisi Habilajn, kushëririn e

Gjykata e Apelit të Katanias ka dënuar me 15 vite, 5 muaj e 10 ditë burg trafikantin e drogës, Moisi Habilaj.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë. 

Në maj të këtij viti, Gjykata e Katanias ndryshoi masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia e duke e lënë në “arrest shtëpie” Moisi Habilajn.

Habilaj konsiderohet një trafikant i madh droge me lidhje të forta në Sicilinë lindore. I njohur dhe si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, u arrestua në tetor të vitit 2017.

Media italiane shkruan se i afërmi i politikanit, që ndodhej në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij, duke vendosur që t’i përgjigjej pyetjeve të prokurorëve italianë dhe shqiptarë.

Avokatët e tij mbrojtës, Giuseppe Ragazzo dhe Maria Caltabiano, thanë në seancë gjyqësore se Moisi Habilaj ka pasur rol të thjeshtë në këtë organizatë kriminale, atë të transportuesit. Dhe për këtë arsye, ata kërkonin që mbi Habilajn mos të rëndonte edhe akuza e kreut të grupit.

Të fundit