Flash News

E-TJERA

'Kushtetuesja' pranon dy nga kërkesat e presidencës, rrëzon atë për thirrjen e dëshmitarëve; kur do të jetë seanca e radhës për TK

'Kushtetuesja' pranon dy nga kërkesat e presidencës,

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë kohën e kërkuar presidencës për të marrë prova shtesë, por rrëzoi kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve.

Seanca e radhës për këtë çështje u la në datën 15 qershor. Ndërkohë deri më datën 8 palët duhet të çojnë dokumentat shtesë, ndërsa deri në datën 10 duhet të paraqiten shpjegimet .

Gjykata pranoi gjithashtu kërkesat e palëve për të sjellë konkluzionet e ekspertëve të zgjedhur nga vetë ata. Këtë të fundit përfaqësuesi ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, e cilësoi risi. Në përfundim të seancës ai shprehu besim për dhënien e një vendimi të drejtë nga Kushtetuesja.

“Pati një rrëzim të kërkesës për dëshmitarë. Por nga ana tjetër gjykata vlerësoi dhe i dha mundësi palëve në proces të paraqiten me ekspertë të tyre të profesionalizuar për çështje të trashëgimisë kulturore.

Kjo është një risi në këtë proces në Gjykatën Kushtetuese, i cili besojmë fort se do të risjellë drejtësinë kushtetuese në Shqipëri, në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare, të identitetit tonë kombëtar që për fat të keq u cenuar, por që mundet të rikuperohet dhe ka kohë tani”, deklaroi Dervishaj.

Përfaqësuesja ligjore nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja tha për mediat se beteja ligjore sapo ka nisur. Ajo tha se eksperti për këtë çështje, kërkesë që u pranua nga gjykata, do të jetë nga radhët e trashëgimisë kulturore.

“Sot sapo filloi beteja ligjore në Gjykatë Kushtetuese, por jemi të sigurt që ato që kemi kërkuar ne, do ta detyrojmë të marrë vendime pro Teatrit. U pranuan të merren provat. Kemi kërkuar që si pjese e këtij procesi të jenë të gjitha dokumentacionin që kane prodhuar sipas nesh vendimin antiligjor dhe që lidhet direkt me shembjen e teatrit”, tha Kalaja.

Të fundit