Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e çështjes së Teatrit Kombëtar, kur do të mbahet seanca e radhës

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e çështjes së Teatrit

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për çështjen e Teatrit Kombëtar për nesër në orën 10.00. Ky vendim u mor, pasi "Kushtetuesja" vendosi të administrojë si provë edhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e teatrit.

Presidenca ngriti pretendimin para trupës gjykuese se nuk janë administruar të gjitha provat që ka kërkuar ky institucion.

“Kërkuam prova shtesë dhe dëshmitarë. Ne kërkuam projektin e Teatrin Kombëtar, dhe prapë nuk na ka ardhur. Ne kërkuam dokumentacionin qe i parapriu ligjit special dhe sërish nuk na është vënë në dispozicion. Me vendimin e këshillit bashkiak ka një seri shkeljesh kushtetuese”, u shpreh përfaqësuesi ligjor Bledar Dervishaj.

Gjykata, nga ana tjetër i ka tërhequr vëmendjen palëve për mosrespektimin e afateve. Deri më datën 8 palët kanë patur afat për të çuar prova shtesë, ndërsa deri më 10 duhet të paraqisnin shpjegimet.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb me datë 17 maj të vitit 2020. Atë ditë dhe në vazhdim pati protesta nga aktivistë dhe nga shoqëria civile.

 

Të fundit