Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese vendos nesër për “fatin” e Ilir Metës

Gjykata Kushtetuese vendos nesër për “fatin” e Ilir

Presidenti Ilir Meta do të dalë nesër para trupit gjykues. Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë nesër në orën 10.00 seancën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ky i fundit është shprehur i qetë, duke deklaruar për mediat se do ta ushtrojë detyrën deri në përfundim të mandatit, 24 korrik 2022.

Kreu i Shtetit ka deklaruar se nuk mund të shkarkohet nga një Parlament i shkarkuar, duke iu referuar kështu Kuvendit të para 25 prillit.

Shqetësimin për vijimin e këtij procesi dhe rrëzimin e mundshëm të çështjes e ka ngritur më herët dhe ISP, duke argumentuar se shumica e deputetëve që firmosi për shkarkimin e Metës nuk janë pjesë e Kuvendit të ri.

Kuvendi miratoi më 9 qershor me 104 voto pro shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Meta është presidenti i parë i Republikës që u shkarkua me një nismë të tillë nga Kuvendi.

Tani është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të rënda të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo.

Për shkarkimin e tij, socialistët ngritëm Komisionin Hetimor, i cili për disa javë mblodhi fakte, që sipas tij, vërtetonin shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit Ilir Meta, dhe që ishin kryesisht deklarata të bëra nga ky i fundit në media apo në rrjetet sociale.

 

Të fundit