Flash News

E-TJERA

Gjykata rrëzon kërkesën e LSI kundër karantinës së personave që vijnë nga Greqia dhe MV, relator Dvorani

Gjykata rrëzon kërkesën e LSI kundër karantinës së

Gjykata Administrative e Apelit rrëzon kërkesën e LSI kundër karantinimit të personave që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Gjykata ka lënë në fuqi karantinim 2 javor për ata që vijnë nga Greqia e Maqedonia.

Drejtues i trupës gjykuese që ka shqyrtuar këtë ankim të LSI, ka qenë Ardian Dvorani.

Kujtojmë se kreu i shtetit Ilir Meta ka ngritur kallëzim penal për Dvoranin, dhe shkak i përplasjes së tyre janë bërë më herët emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për vendosjen e karantinës dyjavore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.

Për LSI-në, ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën, duke e lidhur me datën e zgjedhjeve. Sipas padisë, vendimi krijon një dëm të parikuperueshëm ndaj shtetit të së drejtës, si dhe u mohon qytetarëve të drejtën e votës.

Komiteti i Ekspertëve, vendosi të aplikojë një karantinë 14-ditore për të gjithë ata qytetarë që duan të hyjnë në vendin tonë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Masa e karantinës qëndron në fuqi deri më 3 maj. 

 

Të fundit