Flash News

E-TJERA

Gjykata shpalli të pafajshëm efektivët, gjyshi i Jonada Avdiajt: Të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare

Gjykata shpalli të pafajshëm efektivët, gjyshi i Jonada Avdiajt:

Gjyshi i Jonada Avdiajt, vogëlushës 7-vjeçare që u përplas për vdekje me skaf në vitin 2022, shprehu zhgënjim për vendimin e fundit të Gjykatës së Vlorës.

Në në lidhje direkte për Euronews Albania, gjyshi i vogëlushes së ndjerë u shpreh se shpallja të pafajshëm e 5 efektivëve të policisë, ishte një goditje e rëndë.

Ai tha se është i zhgënjyer me drejtësinë shqiptare.

“Në seancën e sotme, unë dhe prindërit e Jonadës jemi tërësisht të shokuar kur prokurorja kërkon 1 vit e 6 muaj dënim për përgjegjësit direkt të policië kufitare por dhe të shtetit që kanë pasur sigurinë e plazheve në Himarë.

Sot në seancë kam theksuar: “I nderuar gjyqtar, vendimi juaj i drejtë sot shkon edhe për një siguri në plazhet tona në të gjithë bregdetin shqiptar, duke mbetur kjo tragjedi familjare e jona dhe shpirti i Jonadës në përjetësi. një shpatë mbi këdo që vret dhe shkel ligjet dhe sigurinë në në këtë vend”.

Për çudinë time, kur unë prita që nëse jo të gjithë, dikush të dënohej dhe do mbante përgjegjësi, gjykata u dha pafajësinë të 5 personave. Kjo ishte një goditje e rëndë kur unë mendoja ta mbyllja sot këtë histori, për t iu kthyer shpresës për një jetë tjetër.

Mendoja se drejtësia shqiptare do çonte në vend gjithçka, sot me trupën gjykuese për pesë policët, jemi tërësisht të zhgënjyer”, tha gjyshi i Jonadës, Ismet Avdiaj.

Të fundit