Flash News

E-TJERA

Gjykata vendos burg për autorin e sulmit në xhami, Nikolla: Më përndiqnin, atë ditë nuk i kisha pirë ilaçet

Gjykata vendos burg për autorin e sulmit në xhami, Nikolla: Më
Rudolf Nikolla

Gjykata ka lënë në burg autorin e sulmit në xhaminë te Rruga Kavajës, Rudolf Nikolla, i cili plagosi pesë persona. Ai ka deklaruar para trupës gjykuese se është përndjekur prej një viti dhe se nuk ka dashur ta kryejë sulmin, por është ndjerë i detyruar.

“Nëse i paraqisni këtu, i njoh me fytyrë ata që më kanë ndjekur. Më kanë ndjekur dhe përndjekur u bë gati një vit. Nuk jam ndjerë mirë për këtë gjë. Kjo gjë ka qenë e vazhdueshme. Unë nuk është se desha të bëj atë gjë që bëra", ka thënë Nikolla.

Avokati i këtij të fundit nuk ka qenë dakord me vendimin, me argumentin se klienti i tij ka probleme mendore. Vetë Nikolla ka deklaruar se "Kam qenë edhe në spital. Kam marrë dhe mjekime. Po kam qëndruar pak kohë. Kam pirë ilaçet rregullisht, kishte raste që i harroja. Atë ditë nuk kisha pirë ilaçet. Vetë i merrja ilaçet".

Të fundit