Flash News

E-TJERA

Gjyqi 110 mln euro për Bechetti-n, Patozi-Ramës: Nëse Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin, përgjegjësi i vetëm je ti

Gjyqi 110 mln euro për Bechetti-n, Patozi-Ramës: Nëse

Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama nëse Shqipëria humb përfundimisht gjyqin ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. 

Në një status në rrjetet sociale, Patozi i kërkon Ramës të sqarojë mirë se çka dashur të thotë kur deklaron se “Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!”.

Statusi i plotë:  

Si ishte kjo puna e gjyqit të Beketit, o timonier, se nuk e ke shpjeguar mirë? Ka mundësi më Shqipëria të shpëtojë nga gjoba 110 milion euro, apo është vendim i formës së prerë dhe duhet të bëhemi gati ta paguajmë të gjithë nga taksat tona?

Sepse thua se ka edhe gjyqe të tjera, por nuk e përcakton, nëse është fjala për të njëjtin hall apo për çështje të ngjashme? Ngaqë janë gjëra krejtësisht të ndryshme.

Ndaj mos bëj sikur je mërzitur me Lulin dhe me Metën, se gjoja të kanë shqetësuar, se nuk na interesojnë fare sherret tuaja. Aq më tepër kur keni dhënë shumë prova se i keni falso, ngaqë përqafoheni dhe putheni prapë pas lufte.

Jep përgjigje të qartë për Beketin, sepse nëse Shqipëria e ka humbur për fare gjyqin, përgjegjësi i vetëm për gropën e zezë në buxhetin tonë je ti.

 

Të fundit