Flash News

E-TJERA

Gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, të shtëna para gjykatës në Gjermani; 3 të plagosur

Gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, të shtëna para

Gjyqi i boksierit profesionist të ekzekutuar Besar Nimani u shoqërua me incidentejashtë ambienteve të gjykatës. 

Gazeta gjermane BILD raporton se pak pas përfundimit të gjykimit, papritmas u dëgjuan, rreth 150 metra nga dalja e gjykatës  në Bielefeld të Gjermanisëtë të shtëna me armë zjarri. 

Media gjermane shkruan se nga të shtënat u plagos babai dhe vëllai i të pandehurit, vrasësit të dyshuar Hüseyin Akkurt (38 vjec), i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut. 

I vëllai u godit në këmbë, si dhe babai i cili dyshohet se është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike. Mësohet se ka edhe një të lënduar të tretë.

Me sa duket, sulmuesi qëlloi nga një trotuar, më pas u largua në një makinë me ngjyrë të zezë.

Policia gjermane arrestoi autorin e të shtënave, ndërsa besohet se ai ka patur edhe bashkëpunëtor i cili ndodhet në kërkim.

Hüseyin Akkurt akuzohet se i ka zënë pritë Besar Nimanit së bashku me Ayman Dawoud Kirit (33) më 9 mars të vitit të kaluar rreth orës 18:00 në qytetin e Bielefeld (North Rhein-Westphalia).

Gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, të shtëna para

 Nimani u qëllua sapo doli nga një restorant. Vrasja e tij u hetua nga autoritetet si përplasje mes grupeve kriminale për larje hesapesh.

Të fundit