Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi mes debatesh tre rregullore, mes të cilave edhe atë të uljes së ngarkesës në punë, ku veç prokurorëve që kanë vetë probleme shëndetësore mund të bëjnë kërkesë edhe ata që kanë nën kujdestari familjarë të sëmurë, përfshi edhe gjyshërit. Ndërkohë, KLP tërhoqi nga rendi i ditës një projekt-akt për komunikimin me median.
Shqyrtimi i disa projekt-akteve për disa rregullore në mbledhjen plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP të martën më 19 shtator, u zhvillua me debate mes anëtarëve të këtij këshilli. Me 10 votat e anëtarëve të pranishëm në momentin e votimit u miratua projekt-akti për rregulloren ‘Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Anëtarja Ledina Riza deklaroi se duhej që rregullorja të ishte diskutuar më parë mes anëtarëve, me qëllim që të dakordësohej për versionin final. Edhe anëtarja Arta Mandro kërkoi që të kryhen takime mes gjithë anëtarëve për të diskutuar në mënyrë informale projekt-aktet e rëndësishme dhe ato për rregulloret, me qëllim që të mos mbeteshin të izoluara tek komisionet. Anëtari Bujar Sheshi kërkoi që vërejtjet të paraqiten përpara se rregulloret të vijnë për miratim në këshill.
Një tjetër projekt-akt që kishte të bënte me ‘Miratimin e rregullores për komunikimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me median’, u tërhoq nga grupi i punës. Kryetarja e grupit të punës, këshilltarja Nurihan Seiti deklaroi se e kishin lënë që të diskutonin paraprakisht me mediet. ‘Ta lëmë për një ditë tjetër’, tha ajo dhe të njëjtin mendim shprehu kryetari këshillit, Alfred Balla, i cili kërkoi të bëhej sa më shpejtë një gjë e tillë.
Në vijim, Riza diskutoi mbi projekt-aktin për rregulloren ‘Për caktimin e rregullave dhe procedurave mbi uljen e ngarkesës së punës për prokurorët’. Ajo renditi edhe rrethanat në të cilat duhej të gjendej një prokuror për të kërkuar ulje të ngarkesës në punë, konkretisht për arsye shëndetësore të vetë magjistratit apo të familjarëve, prindërve e deri tek gjyshërit, nëse vërtetohej me dokumentacion nevoja e kujdestarisë për ata.
Tjetër shkak ishte vijimi studimeve pas shkollës së magjistraturës apo angazhimi në detyra të tjera veç asaj të prokurorit.
‘Do të krijohet amulli se do marrim gjyshen nën kujdestari’, deklaroi anëtari Sokol Stojani.
Nga sa u diskutua në mbledhje u mësua se, ulja e ngarkesës së punës do të përcaktohet bazuar në përllogaritjen e ngarkesës mesatare të prokurorisë ku ushtron funksionin kërkuesi, pasi ai të ketë provuar me dokumentacion ligjor arsyen ku e bazon kërkesën për ulje të ngarkesës, si dhe se në rast të pranimit të një kërkese të tillë, pagesa do të jetë në masën 75%.
Anëtarja Esmeralda Keshi solli në vëmendje se legjislacioni nuk lejon uljen e orëve të punës. Sipas saj, është e nevojshme që fillimisht të propozohen ndryshime në dispozitat ligjore, që në uljen e ngarkesës së punës, të parashikohet edhe pakësimi i orarit.
‘Ne nuk e ulim dot orarin e punës se ligji nuk na jep të drejtën për të ulur kohën fizike të punës’, pohoi Keshi. Sërish Riza nënvizoi se është e nevojshme që për rregulloret të ketë diskutime mes anëtarëve paraprakisht, përpara se të paraqiten për miratim.
Anëtari Bujar Sheshi propozoi heqjen nga projekt-akti i rregullores të nenit për uljen e kohës së punës. Megjithëse u hodh për votim që të mos miratohej kjo rregullore, me katër votat e anëtarëve që ndan këtë mendim nuk u miratua propozimi i Keshit. KLP vendosi me 7 vota të miratojë në tërësi rregulloren për uljen e ngarkesës në punë të prokurorëve. Gjatë votimit nen për nen, u miratua edhe propozimi i Sheshit për heqjen e përcaktimit lidhur me uljen e orëve të punës, me argumentin se bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Mes debatesh u miratua edhe rregullorja ‘Mbi dhënien e lejeve të papaguara’. Anëtarët u ndanë mes tyre lidhur me përcaktimin e autoritetit që do të japë lejen e papaguar për drejtuesit e prokurorive. Në përfundim u miratua me 6 vota pro propozimi që parashikon që lejet e drejtuesve të prokurorive të jepen nga Prokurori i Përgjithshëm, në cilësinë e prokurorit më të lartë. Pakica e anëtarëve vlerësuan se duhej të ishte këshilli që të jepte lejen, duke argumentuar se Prokurori i Përgjithshëm është prokuror më i lartë vetëm proceduralisht dhe jo në aspektin funksional dhe organizativ të zyrave të prokurorisë, kompetenca që sipas tyre i ka këshilli.
Në mbledhjen e të martës u miratuan edhe gjashtë projekt-akt të tjera nga 14 që ishin parashikuar në rendin e ditës. /Reporter.al/
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14