Flash News

E-TJERA

Goditet banda e drogës në Itali, arrestohen 4 vajza shqiptare, detajet

Goditet banda e drogës në Itali, arrestohen 4 vajza shqiptare, detajet

Një bandë që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike është goditur nga autoritetet italiane në zonën e Padovës.

Sipas mediave të huaja, operacioni u zhvillua në komunën e Boara Pisani në kuadër të së cilit u gjet dhe u sekuestruar gjashtëdhjetë e një kilogramë hashash dhe u arrestuar katër vajza me origjinë shqiptare. 

Prokurorja Publike e Rovigos njoftoi se Zyra e Prokurorit ka ngritur akuza për transport dhe posedim të rëndë të një sasie të madhe narkotikësh kundër E.Z, një banore 29-vjeçare shqiptare e Rovigos; F.T, një grua 32-vjeçare shqiptare, gjithashtu banore në Rovigo; A.M, një banore 26-vjeçare shqiptare e Villadosas (Rovigo); dhe një gruaje tjetër, A.D.P, një banore italiane 21-vjeçare në Rovigo. 21-vjeçarja ishte personi i vetëm i panjohur për forcat e rendit.

Raportohet se gjatë kontrollit, u sekuestruan jo vetëm droga, por edhe materiale të ndryshme të përdorura për paketimin e dozave individuale.

36 mijë euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhura nga aktivitete të mëparshme të paligjshme, u sekuestruan gjithashtu në shtëpinë e E.Z dhe F.T. Zyra e Prokurorit Publik të Rovigos kërkoi dhe mori nga gjyqtari i hetimeve paraprake vlefshmërinë e arrestimeve të të katër të dyshuarve dhe urdhrin për paraburgimin e tyre.

Të fundit