Flash News

E-TJERA

Goditet klani shqiptaro–italian i drogës, mes 13 të dyshuarve në Itali edhe këngëtarja shqiptare

Goditet klani shqiptaro–italian i drogës, mes 13 të dyshuarve

Policia italiane ka zbërthyer një organizatë kriminale që merrej me trafikun e narkotikëve, mes tyre shtetas shqiptarë dhe italainë.

Mediet italiane raportojnë se janë lëshuar 13 urdhër arresti nga paraburgimi i Drejtorisë së Rrethit të Antimafias së Romës dhe gjyqtari i prokurorisë. Në mesin e 13 të dyshuarve, mësohet se është edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila.

I përfshirë në klanin shqiptaro-italian është edhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi i njohur ndryshe edhe si “Titty”, mik i ngushtë i Arben Zogut “Riccardino”, një tjetër boksier, Orial Kolaj, i quajtur “bateria e Ponte Milvio”.

Në vitin 2015 Titty ishte përfshirë në hetimin e Lojërave Kriminale që nxorri në dritë ekzistencën e një shoqate kriminale të lindur me ardhjen e Mario "Rififì" Iovine në Romë në 2003. Droga, zhvatja dhe biznesi lojërave të fatit ishin biznesi i tyre.

Mediat italiane shkruajnë se një bodrum i madh në zonën e Torrevecchias kishte funksionin e një magazine qendrore. Në fund, gjatë hetimeve u sekuestruan 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash. Lila mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës, pasi menaxhonte një lokal të lojërave të fatit.

Të fundit