Flash News

E-TJERA

Goditi me grusht punonjësin e burgut në Fier, arrestohet pas 7 muajsh 38-vjeçari

Goditi me grusht punonjësin e burgut në Fier, arrestohet pas 7 muajsh

Policia e Fierit arrestoi shtetasin Eldi N., 38 vjeç, i dyshuar për goditjen me grushte të një punonjësi të IEVP Fier në mars të këtij viti.

Ngjarja u krye në bashkëpunim me tre persona të tjerë, të cilët janë ende të shpallur në kërkim.

Ndaj 38-vjeçarit Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. 

“Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia.

Të fundit