Flash News

E-TJERA

Goditi për vdekje me sende të forta të atin, arrestohet 37-vjeçari në Mallakastër

Goditi për vdekje me sende të forta të atin, arrestohet

Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin i cili qëlloi për vdekje me sende të forta babain e tij 37-vjeçar mbrëmjen e djeshme në Mallakastër.

Ngjarja ndodhi në fshatin Greshicë, ndërsa mohet se autori i krimit në familje është person me probleme mendore. 37-vjeçari pasi goditi për vdekje babain u largua nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese".

 

Të fundit