Flash News

E-TJERA

Goditi punonjësin e sigurisë brenda gjykatës, arrestohet avokati në Vlorë

Goditi punonjësin e sigurisë brenda gjykatës, arrestohet avokati

Arrestohet avokati Redi Llanaj pasi sot akuzohet se dhunoi një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.

Policia sqaron se Llanaj në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. 

Njoftimi i Policisë:

Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit