Flash News

E-TJERA

Kontrollorët e huaj në rinas, Goxhaj: Turqia nuk është pjesë në BE dhe Eurocontrol

Kontrollorët e huaj në rinas, Goxhaj: Turqia nuk është

Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, Dritan Goxhaj specialist i avionit civil u shpreh se kontrollorët që ofrojnë shërbim në vendin tonë mund të jenë nga vendet e BE-së ose të vendeve që kanë marrëveshje me vendin tonë, ku Turqia nuk bën pjesë.

Goxhaj: Kontrollorët që ofrojnë shërbim në vendin tonë mund të jenë nga vendet e BE-së ose të vendeve që kanë marrëveshje me vendin tonë. Turqia nuk është pjesë e BE-së dhe as pjesë e marrëveshjeve shumëpalëshe me vendin tonë. Turqia nuk është pjesë e Eurocontrolit sikurse është Shqipëria që ndjek të njëjtat procedura.

Këta kontrollorë nuk mund të ushtrojnë detyrën e tyre pa kaluar një trajnim me procedurat tona dhe evropiane. Trajnimi minimal është 2 javë dhe do të mund të licencohen nga Autoriteti i Avionit Civil në vend. Licencimi i tyre bëhet në bazë të kritereve të miratuara me VKM, jo sot për nesër sikurse u bë.

Një kontrollor do minimalisht 9 muaj për tu përgatitur si fillestar dhe 4 vite për të punuar totalisht si i pavarur. Sa kohë do të rrimë kontrollorët turq, 9 muaj?

Të fundit