Flash News

E-TJERA

Grabitën 17 banesa, prangosen 4 ‘skifterët’ shqiptarë në Itali

Grabitën 17 banesa, prangosen 4 ‘skifterët’ shqiptarë

Policia italiane ka vënë në pranga 4 shqiptarë të moshës 30, 32, 34 dhe 41 vjeç të cilët akuzohen për vjedhjen e 17 banesave.

Shqiptarët e arrestuar i kryenin veprat e tyre në Milano, Limbiate, Verdo dhe Paderno Dugnano.

Mediat italiane raportojnë se vjedhjet janë kryer gjatë periudhës 14-28 tetor.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e tyre, policia gjeti makina, veshje që përdoreshin për vjedhje, para, ora dhe sende me vlerë.

Të fundit