Flash News

E-TJERA

Grabitën mobilerinë ku punonin, arrestohen dy persona në Tiranë, procedohen dy të tjerë

Grabitën mobilerinë ku punonin, arrestohen dy persona në

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për grabitje.

Bëhet me dije se katër personat në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë grabitur materiale pune nga një mobileri ku ishin të punësuar dhe më pas prodhonin mobilje të reja duke i shitur pa i deklaruar.

Sipas policisë, këta persona, i kanë shkaktuar një dëm prej 16 milionë lekësh biznesit në fjalë.

Njoftimi i Policisë: 

Vodhën në mobilierinë ku punonin, materiale pune, prodhuan mobilie dhe i shitën pa i deklaruar, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e adiministratores së një kompanie me veprimtari në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve, për vjedhje nga disa punonjës, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “ërong Calculation”.

Si rezultat i operacionit:
-u ndaluan shtetasit  31 vjeç, 35 vjeç, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës në një mobilieri;
-nisi procedimi penal për shtetasit 47 vjeç dhe 32 vjeç, me detyra përgjegjesa në mobilieri.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, kanë vjedhur materiale pune, kanë prodhuar mobilie me to dhe i kanë shitur ato, pa i deklaruar. Ata i kanë shkaktuar kompanisë, 16 milionë lekë të rinj dëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit