Flash News

E-TJERA

Grabitën paratë e ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, si ‘u gjurmuan’ nënë e bir

Grabitën paratë e ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, si

Rozeta dhe Havier Dobi grabitën një shumë të konsiderueshme parash në banesën e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi, ku Rozeta punonte si sanitare.

Në banesën e Dobit u gjet një shumë prej 500 mijë euro të cilat ishin grabitur nga të dy nënë e bir, në banezën e Alda Klosit.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania se si policia ra në gjurmët e Rozetës dhe Havierit. Karamuço u shpreh se nënë e bir ranë në ‘kurthin’ e përgjimit, pasi në komunikimet e tyre i referoheshin shpesh dënimit dhe parave.

“Minimalisht Spartak Dobi duhet të merret si deklarues aty, dhe pastaj pse jo të hetohet. Në shtëpi përveç parave dhe florinjve duhet të ketë dhe sende të tjera. Të gjitha këto duhet të ekspozohen. Ata mund të dënohen 3 deri në 15 vjet.

Nga deklarimet që janë marrë dhe çfarë është fiksuar nga teknikat e përgjimit, nëna i thotë djalit rri ti në burg se do dal unë. Aty kanë filluar dyshimet sepse djali i thotë nënës rri ti se me aq sa kemi ne andej ta mbyllë dhe ty punën. Këtu është kuptuar se ka më shumë para se nga ato që janë gjetur. Përgjimi ka vijuar më pas, ku i thotë se paratë i kemi në shtëpi lart. Kjo e ka çuar policinë që të kontrollonte atje shtëpinë. Këto kanë qenë indiciet që e kanë çuar policinë atje”, u shpreh Karamuço.

 

Të fundit