Flash News

E-TJERA

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët u arratisën me BMW X6, dyshohet se erdhi nga Fushë-Kruja

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët u arratisën

Tre persona të armatosur grabitën një argjendari në Kamëz. Autorët vodhën një sasi prej rreth gjysmë kilogramë flori.

Pas vjedhjes, grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip BMW. Më poshtë, është siguruar edhe një foto e mjetit luksoz.

Makina dyshohet se ka ardhur nga Fushë-Kruja. Targat nuk i perkasin BMW X6 që u përdor në ngjarje, por një automjeti tjetër tip Hyundai.

Policia ka nisur hetimet për zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

 

Të fundit