Flash News

E-TJERA

Grabitja me armë në filialin e dhënies së kredive, zbardhet shuma që mori autori i veshur me kapuç e maskë anti-covid

Grabitja me armë në filialin e dhënies së kredive, zbardhet

Zbardhen detaje të reja lidhur me grabitjen e ndodhur mesditën sotme në zonën e Brrylit në Tiranë në një filial të dhënies së kredive.

Sipas ‘neës 24’, autori i veshur me kapuç në kokë dhe maskë anti-covid, duke i bërë të mundur kështu fshehjen e identitetit, ka mundur të marrë nën kërcënimin e armës rreth  3 milionë lekë të vjetra.

Po ashtu, autori i cili ka hyrë i vetëm në filial, dyshohet se ka patur një bashkëpunëtor.

Ndërkohë, në informacionin paraprak, policia sqaroi se në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.

“Rreth orës 13:40, në rrugën "Bardhyl", një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. 

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit