Flash News

E-TJERA

Grabitja në Prush/ Si ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes autorëve dhe policisë?

Grabitja në Prush/ Si ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes autorëve dhe

Policia ka reaguar për tentativën për grabitje me armë zjarri në fshatin Prush, në Tiranë.

Tre persona të armatosur janë afruar pranë banesës së shtetasit G. H., dhe kanë qëlluar me armë ndaj efektivëve të policisë, të cilët janë kundërpërgjigjur.

Policia ka ngritur pika kontrolli për të kapur autorët.

“Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton policia.

Të fundit