Flash News

E-TJERA

Grabitje në banesat e Himarës, arrestohen 3 autorët, procedohet një 18-vjeçare

Grabitje në banesat e Himarës, arrestohen 3 autorët, procedohet

Policia ka vënë në pranga tre persona që dyshohet se kanë kryer një sërë grabitjesh me shuma parash dhe sende me vlerë në disa banesa të fshatrave bregdetarë të Himarës, gjatë dy muajve të fundit.

Në kuadër të operacionit të koduar **“Break in”**, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë

 D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë

K. H., 37 vjeç, banues në Finiq

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë një 18-vjeçare nga Saranda, e cila dyshohet se ka pasur dijeni mbi aktivitetin kriminal, por nuk e ka kallëzuar.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve, policia gjeti dhe sekuestroi:

1 armë zjarri kallashnikov me silenciator

2 silenciatorë të tjerë

Municion luftarak (fishekë dhe krehra armësh)

 4 celularë

Veshje të përdorura gjatë grabitjeve

Një automjet që dyshohet se shërbente për kryerjen e vjedhjeve.

Të fundit