Flash News
"Kush je ti mo"/ Tensione te Komisioni i Shëndetësisë, Vokshi përplaset me Ndrecën
Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit
Sherr me thika në Shkozë, plagoset një person
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Gramsh/ Vdekja e punëtorit në HEC, arrestohet shoferi i kamionçinës së firmës
Policia ja zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Gramsh, ku humbi jetën F. V., 51-vjeçari, punëtori i një firme ndërtimi pas një aksidenti në punë.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga drejtuesin e kamionçinës së firmës, i cili kreu manovra të gabuara me automjetin që dëmtoi 51-vjeçarin dje në fshatin Lënie.
“Sekuestrohet kamionçina. Nga hetimet e thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes që ndodhi dje, në fshatin Lënie, ku humbi jetën shtetasi F. V., 51 vjeç, pasi u dëmtua nga automjeti i firmës ku punonte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi rezultoi se gjatë procesit të punës për ndërtimin e një hidrocentrali, ka kryer manovra të gabuara me kamionçinën që drejtonte (automjet në pronësi të firmës së ndërtimit), dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. V., 51 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti kamionçinë që dëmtoi shtetasin F. V”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.