Flash News

E-TJERA

Granata, tritol dhe drogë, arrestohet 68-vjeçari nga Shkodra

Granata, tritol dhe drogë, arrestohet 68-vjeçari nga Shkodra

Policia e Shkodës ka arrestuar një 68-vjeçar, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike dhe në banesën e tij është gjetur municion luftarak.

Një njoftimin e uniformave blu bëhët me dije se në pranga u vu Gjon Marashi 68 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Shkodër, pasi në momentin e ndërhyrjes nga Policia, ky shtetas u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë kanabisi që kishte kultivuar në një sipërfaqe toke në afërsi të banesës së tij.

"Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore dhe 13 ndezës të unifikuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë asgjësuan me anë të djegies, 120 bimët narkotike të kultivuara në afërsi të banesës së 68-vjeçarit, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.", njofton policia.

Të fundit