Flash News

E-TJERA

Grekët: Albanese ka rrënjë helene. Kryeministri i Australisë ua "rrëzon" pretendimet

Grekët: Albanese ka rrënjë helene. Kryeministri i Australisë

Mbiemri i kryeministrit të ri të Australisë ka shkaktuar shumë “zhurmë”. Mundësitë që ai të ketë orgjinë shqiptare janë shume të larta. E ndërsa zgjedhja e tij shkaktoi shumë reagime në vend, pretendime ngritën edhe grekët.

Këta të fundit thonë se Anthony Albanese, mbiemri i të cilit në gjuhën italiane do të thotë shqiptar, ka rënjë greke.

“Edhe pse të gjithë Australianët e njohin Anthony Albanese për rrënjët e tij italiane dhe irlandeze, jo shumë e dinë se atdheu i tij stërgjyshor në Italinë jugore ka një origjinë greke të lashtë”, shkruajnë mediat helene.

Thuhet se “Albanese” ishte një emër që në Itali i jepej dikujt nga Shqipëria ose nga një prej vendbanimeve shqiptare në Abruzzo, Pulia, Kampania dhe Siçili, të njohur si komuniteti arbëresh.

Sa i përket orgjinës, Anthony Albanese nuk ak folur shumë për shkak se të arin e ka njohur shumë vonë. Prindërit e tij kishin pasur një histori dashurie, por e ëma ia kishte mohuar ekzistencën e babait deri në një moshë të vonë.

Në një intervistë, kur gazetari e pyeti Anthony Albanesen, nëse duhet ta thërriste “Allbaniz” apo “Albanese” ai iu përgjigj me humor: “Më thirr Albi”. Kjo përgjigje duket se i forcon edhe më shumë mundësitë që të ketë prejardhje shqiptare.

 

Të fundit