Flash News

E-TJERA

Grenell: “Ballkani i Hapur” duket si një OJQ që punon për interesat e veta

Grenell: “Ballkani i Hapur” duket si një OJQ që punon

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell foli për nismën “Open Balkan” ose “Ballkani i Hapur”.

I ftuar në Top Channel, Grenell e vlerësoi nismën e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut më shumë si një “OJQ” që punon për interesat e veta.

Grenell tha se personalisht mbështet një sistem të hapur tregtar dhe me shumë pak politikë.

“Mua më pëlqen ideja e vendeve të Ballkanit që punojnë bashkë për tregtinë. E mbështes Open Balkan nëse “O” është e vogël, dhe jo nëse kthehet në stilin e OJQ. Besoj në konceptin e hapjes së ballkanit për tregtinë, jo idetë e komplikuara se duket si një OJQ që po punon për interesat e veta. Unë mbështes të kemi një sistem të hapur tregtar, më pak politike”, tha Grenell.

Të fundit