Flash News

E-TJERA

Greqi/ Shqiptari grabit dhe plagos me thikë 25-vjeçaren ukrainase

Greqi/ Shqiptari grabit dhe plagos me thikë 25-vjeçaren ukrainase

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një banesë në Kasandra të Halkidikisë në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur brenda një banesë të marrë me qira në zonën e Kipsa, kur një shtetas shqiptar ka hyrë brenda dhe pasi ka grabitur 2000 euro dhe një celular, ka plagosur me thikë një turiste 25-vjeçare nga Ukraina.

25-vjeçarja është transportuar e plagosur në qendrën shëndetësore të Kasandras, ku po i nënshtrohet mjekimit. Përmes fotografive, e huaja ka identifikuar autorin e dyshuar, për kapjen e të cilit ka nisur një operacion i gjerë i policisë greke.

Ai është identifikuar si Ylli Shkalla, 27 vjeç. Ai rezulton të jetë arratisur një ditë më parë nga burgu i Kasandras në Halkidiki.

Ai po vuante dënim në gjysmë liri në këtë burg ku edhe punonte. Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.

Të fundit