Flash News

E-TJERA

Greqia i përgjigjet Gjermanisë për çështjen ‘Beleri”: Nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor

Greqia i përgjigjet Gjermanisë për çështjen

“Nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor”, është përgjigjur zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, lidhur me deklaratat e kancelarit gjerman Olaf Scholz se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, madje duke anashkaluar veton greke, e cila ka qenë ushtruar për shkak të burgosjes së Fredi Belerit.

Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Belerit nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta  trajtojmë”, tha përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Samitin e djeshëm (13.12.2023) BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, pasi respektimi i sundimit të ligjit është kurorëzimi i procesit të anëtarësimit.

Greqia nuk tërhiqet për çështjen e burgosjes së Fredi Belerts dhe këmbëngul në të drejtën e tij për një proces të drejtë, pasi ai nuk ka mundur të betohet as kryetar i Bashkisë së Himarës, pas zgjedhjes së tij. Qëndrimi i Greqisë po “vendos frenat” në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Megjithatë, Olaf Solz tha dje ndër të tjera se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë një shpërblim për përpjekjet reformuese të viteve të fundit në vend.

“Kur një vend ka kaluar nëpër reforma të gjera, si p.sh. në rastin e Shqipërisë, kjo duhet të njihet, përndryshe ekziston rreziku i pasojave të gjera në procesin e përgjithshëm të zgjerimit, të cilat ne nuk mund ta lejojmë”, tha Olaf Solz.

 

Të fundit