Flash News

E-TJERA

Greva në Rinas, Kreu i Kontrollorëve Europiane: Qeveria i mori peng dhe i bëri “kokë turku” për fushatë

Greva në Rinas, Kreu i Kontrollorëve Europiane: Qeveria i mori peng

Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajrorë, Volker Dick ka komentuar grevën e kontrollorëve të AlbControl, pas uljes së rrogave, e për pasojë, u pezulluan për 48 orë fluturimet në Rinas.

Në një interviste me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC, Dick tha se rrënjët e këtij problemi kthehen që nga viti 2014.

Sipas tij, qeveria i ka marrë peng kontrollorët dhe i ka përdor për fushatën dhe i ka nxjerrë si “kokë turku”, për t’i sakrifikuar, pasi u pyet se shpallja e paaftësisë në grup u mor nga qeveria shqiptare si formë presioni dhe greve duke u quajtur grusht shteti nga politika.

“Qeveria e ka marrë peng, i ka marrë peng kontrollorët dhe i ka përdor për fushatën dhe i ka nxjerrë, i ka nxjerrë si “kokë turku”, për t’i sakrifikuar.

Këta 5 persona janë hequr nga puna në mënyrë të paligjshme dhe kolegët e tjerë janë shumë të stresuar në këtë krizë dhe tani po ekspozojnë veten dhe familjarët ndaj covid. Kanë dashur një diskutim me drejtuesin javën që kaloi por nuk u bë. Ministri i Transportit e ka refuzuar dhe asnjë person nuk ka folur me ata” tha Dick.

 

 

 

Të fundit