Flash News

E-TJERA

Greva në Rinas, Meta: Rama i tmerruar nga personaliteti im dhe i Berishës

Greva në Rinas, Meta: Rama i tmerruar nga personaliteti im dhe i

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e akuzoi, se bashkë me ish kryeministrin Sali Berisha, kanë nxitur grevën e kontrollorëve të Albcontrol.

I ftuar në Syri tv, Meta tha se Rama është i tmerruar nga personaliteti i tij dhe i Berishës, ngaqë sipas tij i njeh të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës.

Meta: Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës.

Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të  politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin.

Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij  ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes  së çizmes në qafën e vartësve. 

Jo nuk e shqetëson  sepse personalitet i zotit Basha është  një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian.

Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës.

 

Të fundit