Flash News

E-TJERA

Gripi i pulave, shoqata për Konsumatorin: Ministria të dorëzojë hetim të plotë, ose shkojmë në SPAK

Gripi i pulave, shoqata për Konsumatorin: Ministria të

Ministria e Bujqësisë konfirmoi pak më parë rastin e parë me gripin e pulave në Durrës. Në njoftimin e ministrisë, rekomandohej përdorimi i mishit dhe vezëve të pulës, por me disa këshilla në gatim.

Pas konfirmimit nga ministria, ka reaguar edhe Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në një postim në Facebook, kreu i saj Ervin Resuli shkruan se ministria duhet të referojë pranë organeve përkatëse, një hetim të pastër dhe të paanshëm, duke mos u bërë pjesë e shkeljes.

Shoqata ka paralajmëruar se nëse nuk ka një reagim nga ministria, do t’i drejtohet SPAK-ut.

NJOFTIM

Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor denoncoi publikisht disa here, prej nje jave, se rastet e pulave te ngordhura ne Durres ishin nje rast i paster i gripit te shpendeve. Keto deklarata bazoheshin pas konsultimeve me specialistet me te mire veterinare te terrenit si dhe profesore te nderuar me te cilet Shoqata jone bashkepunon prej kohesh.

I bejme thirrje publike Ministres se Bujqesise te distancohet nga sjellja e pa pergjegjeshme e dy institucioneve te varesise, ISUV dhe AKVMB te cilet ne shkelje flagrante te ligjit kane lejuar per me shume se 20 dite nje situate kaotike duke mos arritur ne diagnozen perfundimtare ne kohen e duhur .

Per veprime dhe mos veprime ne kohe te institucioneve pergjegjese ISUV dhe AKVMB, Ministrja e Bujqesise duhet te referoje prane organeve kompetente nje hetim te paster dhe te paanshem pasi jeta e Konsumatorit eshte rrezikuar . Ne si nje organizate qe kemi primare mbrojtjen e konsumatorit dhe prodhuesit vendor do te presim distancimin e Ministres se Bujqesise.

E kunderta do te tregoje qe ministrja eshte pjese e situates se krijuar, me pasoja si per konsumatorin ashtu dhe per prodhuesit vendore, duke rrezikuar jo vetem jeten e qytetareve por dhe ekonomite e shpendarise ne Shqiperi.

Shoqata jone do te prese reagimin, ne te kundert, do ti drejtohemi SPAK.

Të fundit