Flash News

E-TJERA

Gruaja e Charlie Kirk mban fjalim në përkujtimoren e 31-vjeçarit: E kam falur vrasësin e tij

Gruaja e Charlie Kirk mban fjalim në përkujtimoren e

Në një stadium të mbushur plot, fjalimi i Erika Kirk, bashkëshortes së aktivistit të ndjerë Charlie Kirk, drejtuar vrasësit u mbajt me lot në sy dhe u prit me heshtje derisa turma shpërtheu në duartrokitje, pas deklaratës së saj.

"E fal", - tha ajo për autorin e vrasjes së bashkëshortit,-"përgjigja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi aktivistin konservator Charlie Kirk si një "hero të madh amerikan" dhe "martir" gjatë një fjalimi para dhjetëra mijëra të pranishmëve në një shërbim përkujtimor në Arizona.

Trump ishte folësi kryesor në eventin e mbushur plot të dielën, ku zyrtarë të lartë nga administrata e tij, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, lavdëruan trashëgiminë politike të Kirk pasi ai u qëllua për vdekje më 10 shtator.

"Ai u vra sepse jetoi me trimëri, jetoi me guxim dhe argumentoi shkëlqyeshëm", i tha Trump turmës në stadiumin State Farm pranë Phoenix.

Të fundit