Flash News

E-TJERA

Gruaja ishte larguar nga shtëpia dy ditë me parë, 60-vjeçari s'përgjigjej në telefon; si u gjet çifti i pajetë në Golem

Gruaja ishte larguar nga shtëpia dy ditë me parë,

Janë identifikuar viktimat dhe kanë dalë detaje të reja nga ngjarja në Kavajë, ku humbën jetën dy persona për shkak të asfiksisë nga gazi.

Viktimat janë Mihal Jani dhe Anila Llulla, 60 dhe 50 vjeç. Dyshohet se ata kanë humbur jetën një ditë më parë, por u gjetën pasditen e sotme.

Në media po qarkullojnë lajmet se 50-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia dy ditë më parë dhe djali i saj kishte bërë kallëzim në polici, pasi nuk po e gjente dot.

Ndërsa i biri i Mihal Janit prej dy ditësh merrte të atin në telefon, por ky i fundit nuk i përgjigjej. Ai ka thirrur zjarrfikësen për të hapur derën me forcë dhe kur ka hyrë në shtëpi ka gjetur dy trupat e pajetë.

Komshinjtë bëjnë me dije se e kanë ndjerë erën e gazit në pallat. Llulla banonte në Tiranë, por kishte shkuar në Golem, pasi ishte në një lidhje me Mihal Janin.

Të fundit