Flash News

E-TJERA

Grumbullimet e PD në Korçë, kandidati i Bindjes Demokratike i drejtohet Bashës: Mos merrni jetë për karrigen tuaj

Grumbullimet e PD në Korçë, kandidati i Bindjes Demokratike i

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Korçë ku u prit nga një turmë e konsiderueshme qytetarët. Grumbullimi masiv i korçarëve ka ngjallur reagimin e kandidatit të Bindjes Demokratike në këtë qark, Andi Përmetit. Përmeti tregon se e ka kaluar vet Covid-19, por edhe pas 5 muajsh akoma nuk është rikuperuar. Ai i bën thirrje partive politike, konkretisht Bashës që të mos marrin jetë për karriget e tyre, pasi Korça nuk e meriton këtë dhunim.

Reagimi i plotë:

Mos merrni jete per karrigen tuaj.

Korca nuk e meriton kete dhunim.

E kam provuar ne kurriz egersine e Covid19. Pavarsisht moshes se re, asnje semundje tjeter, kalova 21 dite reanimacion dhe 2 muaj shtrire ne spital. As sot mbas 5 muajsh nuk jam ne gjendjen time optimale fizike dhe kur shoh pamje te tilla, ku respekti per jeten eshte zero ndjej nje pershtjellim te jashtezakonshem. Korca dhe korcaret nuk e meritojne kete dhunim. Jeta eshte me e rendesishme se cdo pushtet dhe kush nuk respekton jeten dhe shendetin e qytetareve nuk meriton te kete pushtet. Nuk eshte ceshtje vote, eshte ceshtje respektimi te jetes se qytetarit, merrini votat, jo kaq, por mijera here me shume neqoftese populli beson te ju por keto skena refuzojini sepse kjo skene nuk sjell pushtet por vdekje dhe jeta e gjithkujt vlen shume me shume se cdo karrige ose pushtet. Korca nuk e meriton kete dhunim te organizuar qe keni bere sot.

Të fundit