Flash News

E-TJERA

Grushte dhe kërcënime nga djali i zyrtarit të PS, efektivi i policisë 'mbyll sytë', pezullohet për mosveprim

Grushte dhe kërcënime nga djali i zyrtarit të PS, efektivi i

Policia e Shtetit ka reaguar për konfliktin e ndodhur sot në zonën e Freskut. Ngjarja ka lidhje me një mosmarrëveshje pronësie, e cila degjeneroi në dhunë fizike dhe kërcënime.

Sipas njoftimit zyrtar, Sindi Allushi, djali i kryetarit të njësisë administrative nr. 12, Saimir Allushi, në bashkëpunim me kushëririn e tij P. A., 33 vjeç, kanë dhunuar me grushte shtetasin D. K.

Më pas, një tjetër i afërm i tyre dyshohet se e ka kanosur viktimën përmes telefonit.

Pas episodit, Sindi Allushi është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.

 Drejtori i Policisë së Tiranës ka urdhëruar pezullimin nga detyra të punonjësit të policisë P. M., i cili akuzohet për “shkelje të rëndë për mosveprim” në menaxhimin e rastit.

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.

Paraditen e sotme, në zonën e Freskut, shtetasit S. A., 27 vjeç dhe kushëriri i tij, shtetasi P. A., për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K.

Gjithashtu, dyshohet se shtetasi S. A. 52 vjeç, ka kanosur, nëpërmjet telefonit, shtetasin D. K.

Punohet për kapjen e shtetasit S. A., si dhe për gjetjen dhe bllokimin e automjetit me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit