Flash News

E-TJERA

Gurdiola fiton çmimin “Trajneri i vitit” nga UEFA

Gurdiola fiton çmimin “Trajneri i vitit” nga UEFA

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, fituesi i sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, mori çmimin e UEFA-s për trajnerin e vitit në Monako, në garë me trajnerët italianë Simone Inzaghi të Interit dhe Luciano Spalletti, të cilët fituan Serinë A me Napolin.

Guardiola, i cili nuk mori pjesë në ceremoninë në Forumin Grimaldi të Monakos sepse po rikuperohet nga operacioni, e mori çmimin nga Carlo Ancelotti, i cili e fitoi vitin e kaluar në Stamboll.

Duke qenë në krye të Manchester Cityt që nga sezoni 2016-2017, Guardiola ka shfrytëzuar maksimalisht avantazhin që klubi ka dhe madje ka fituar trefishin në sezonin 2022/23, Premier League, FA Cup dhe Champions League sezonin e kaluar.

Me këtë titull, ai e çoi numrin e çmimeve në karrierë në 36, që përfshin 14 që fitoi gjatë kohës së tij me Barcelonën.

Të fundit