Flash News

E-TJERA

Hajdari, Soko, Shabani; sa janë votuar tre kandidatët “kyç" të Nisma Thurje

Hajdari, Soko, Shabani; sa janë votuar tre kandidatët

Ekonomisti Pano Soko, pedagogu Endri Shabani dhe deputetja Rudina Hajdari ishin kandidatët kyç të Nisma Thurje. Mirëpo, asnjëri nga të tre nuk mundi të sigurojë mandat deputeti në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pano Soko që kryesonte listën në Tiranë, nga numërimi i votave në 920 Qendra Votimi nga 1253 në Tiranë, ka marrë 1176 vota, ndërsa Shabani ka marrë vetëm 552 vota.

Ndërsa Rudina Hajdari në Elbasan nga 509/511 qendra votimi, ka marrë 517 vota. Rudina Hajdari, e bija e Azem Hajdarit do të mbetet jashtë parlamentit që nga shtatori kur i mbaron mandati i deputetes.

 

Hajdari, Soko, Shabani; sa janë votuar tre kandidatëtHajdari, Soko, Shabani; sa janë votuar tre kandidatët

 

Të fundit